Report TV - Ekskluzive, Report Tv zbardh raportin e eksperteve

2018-05-09 0

717 milion dollarë është kosto që shteti duhet të paguaj për rehabilitimit dhe modernizimit të infrastrukturës së ujitjes, kullimit, mbrojtjes nga përmbytjet dhe siguria e digave.
E përkthyer në përqindje do të duhej që 17 % nga 474.1 miliard lekë e buxhetit të shtetit për shpenzime të kalonte për të rikonstruktuar dhe ndërtuar një infrastrukturë ujitje dhe kullimi të sigurt.

Sipas Raportit ekskluziv të siguruar nga Report TV, raport të cilin bordi i ujitjes dhe kullimit e ka vënë në dispozicion të ministrisë së bujqësisë prej majit 2017 për tu mbrojtur nga përmbytjet si fazë emergjente duhet një investim prej 166 milion dollarë.

Por çfarë përfshihet në faturën emergjente prej 166 milion dollarë?

Sipas raportit 6.9 milion dollarë duhet për studim fizibiliteti dhe projekt zbatimi për infrastrukturën e mbrojtjes nga përmbytja në lumenjtë Erzen-Ishëm, Shkumbin, Seman dhe Vjosë.

5.5 milion dollarë duhen për hartim të projektidesë përfundimtare dhe projektit të zbatimit për mbrojtjen nga përmbytja të zonës së nën Shkodrës duke konsideruar edhe lundrimin në Lumin Buna.