Shkrimtari Bashkim Shehu është shpallur fitues i Çmimit Letrar Ballkanika 2015 për romanin ?Loja, shembja e qiellit?.
Djali i ish kryeministrit të diktaturës Mehmet Shehu, sjell në këtë vepër dramën psikologjike të një të riu në një raport problematik me autoritetin atëror, me autoritetin pushtetar dhe të Zotit. Romani u vlerësua nga Juria ndërballkanike në ceremoninë që u mbajt mbrëmjen e 3 dhjetorit në Shkup.
Bashkim Shehu, i pranishëm gjatë prezantimit të Librit fitues nga shtëpia botuese Toena, i pyetur nga Report TV se pse zgjodhi Pater Shtjefnin, një klerik, si personazh të veprës, të befason kur rrëfen arsyet e ngjizjes së këtij personazhi.
?Kjo ka të bëjë me gjenezën e librit, dhe një nga shtysat për këtë libër ishte leximi i kujtimeve të At Zef Pëllumbit, është lënda e dy kapitujve të fundit të romanit natyrisht e ndryshuar duke u përmbajtur asaj që është historikisht e rëndësishme që nuk mund ti ndryshoja, se është e vërteta e një vendi.