Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Përmbytjet vendosën nën pushtetin e ujit mbi 10 mijë hektarë tokë, duke shkaktuar dëme të mëdha kryesisht në kulturat e fushës dhe perimet e stinës. Për rikthimin e tokës në gjendjen e saj të mëprashme, eksperti i bujqësisë Ndoc Fasllia apelon kullimin e menjëhershëm të tokës dhe pasurimin e saj me plehra organikë.
Kulturat e fushës si gruri dhe elbi por edhe perimet e stinës pësuan dëme të konsiderueshme si pasojë e përmbytjeve të fundit.
Nën ujë përfunduan rreth 10 mijë hektarë tokë, ndërsa eksperti i politikave bujqësore, Ndoc Fasllia, thotë se do të duhen disa muaj që toka t`i rikthehet gjendjes së saj të mëparshme.
Fasllia: Nga fillimi i përmbytjeve dhe deri në largimin e plotë të ujërave shkojnë 7-10 ditë dhe dëmet në kulturën e grurit do të jenë të konsiderueshme. Nga eksperienca e viteve të kaluara, kur përmbytjet dhe bimët kanë qenë në ujë të paktën për 6-7 ditë, dëmet e kanë kaluar 50-60%.
Profesor Fasllia shprehet se hapi i parë që duhet të ndjekin fermerët pas tërheqjes se ujit është kullimi i tokës, por edhe pasurimi i saj me plehra organike.
Fasllia: Masa të menjëhershme për kullimin e saj, largimin e ujërave dhe bërjen gati të tokës për tu mbjellë në sezonin e ardhshëm, pra në pranverën e vitit që vjen të jetë e gatshme për të mbjellë në muajin prill. Por për momentin dëmi i shkaktuar në sasi, si produkt bujqësor, është i pa rikuperueshëm.
Në lidhje me arsyet që shkaktuan përmbytjet, Prf. Ndoc Fasllia përmend mungesën e infrastrukturës së kullimit, ndërsa apelon për kryerjen e një analize mbi efektivitetin e investimeve.
Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/cfare-duhet-te-bejne-bujqit-rikuperimin-e-tokave-te-permbytura