Ora News - Meta: Mbështetje të palëkundur për FA, roli i tyre i pazëvendësueshëm

2018-05-09 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Presidenti Ilir Meta dhe Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, vlerësuan kontributin e Forcave të Armatosura në themelimin e shtetit shqiptar. Në ceremoninë festive të 105 vjetorit të themelimit të Ushtrisë Shqiptare, kreu i shtetit përshëndeti vendimin e qeverisë për rritjen e buxhetit për Forcat e Armatosura.

Një gur të fortë themeli në formimin e shtetit shqiptar i ka cilësuar Presidenti Ilir Meta, Forcat e Armatosura. Në ceremoninë festive të 105-vjetorit të themelimit të Ushtrisë Shqiptare, kreu i shtetit garantoi mbështetje të pakursyer ndërsa përshëndeti vendimin e qeverisë për rritjen e buxhetit për Forcat e Armatosura.

Meta: Në këtë datë historike dëshiroj të konfirmoj mbështetjen e palëkundur për FA dhe të shpreh besimin se përkushtimi dhe sakrifica e tyre do të shpërblehen sic e meritojnë. Duke shprehur kënaqësinë për rritjen e buxhetit për vitin 2018 për mbrotjen për përkushtimin dhe vetëmohimin e treguar nga FA në menaxhimin e emergjencave civile, dua tju konfirmoj se cështjet e sigurisë dhe mbrojtjes kombëtare, modernizimi dhe rritja e kapaciteteve operacionale të FA, përmbushja e detyrimeve në kuadër të NATO-s do të kenë gjithmonë mbështetjen time më të fuqishme.

FA treguan edhe njëherë gjatë situatës së përmbytjeve në vend, se roli i tyre pranë dhe në shërbim të komuniteteve dhe qytetarëve për të garantuar jetën dhe pronën privatë publik është jo vetëm i pazëvednësueshëm por që meriton respekt dhe mirënjohje të vecantë dhe kujdes në rritje.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, vlerësoi kurajon dhe vendosmërinë e treguar nga Forcat e Armatosura pavarsisht zigzageve të politikës siç i quajti ajo.

Presidenti Meta dhe Ministrja Xhaçka vizituan në përfundim të ceremonisë panairin me pajisjet moderne të Forcave të Armatosura.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/meta-mirenjohje-ushtarakeve-105-vjet-forca-te-armatosura