Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Presidenti Ilir Meta dekretoi sot lirimin nga detyra të ambasadorit shqiptar në NATO, Leonard Demi. Në faqen zyrtare të presidencës momentalisht nuk ka asnjë njoftim tjetër se kush do ta zëvendësojë vendin e lënë bosh.
Vendimi vjen në një kohë kur Demit i ka mbaruar mandati, ndërkohë më 13 nentor 2017 kryeministri propozoi ish kreun e SHISH, Visho Ajazi për ambasador pranë Aleancës së Atlantikut të Veriut me seli në Bruksel.
Burimet nga presidenca bëjnë me dije se dekretimi do të bëhet menjëherë pas paraqitjes së propozimit në komisionin e Jashtëm Parlamentar. Të njëjtat burime bëjnë me dije se kreu i shtetit beson se Ajazi do të realizojë me sukses detyrën e tij
Ndërkohë po sot presidenti i dha sot Visho Ajazit medaljen "Dekoraten e Artë e Shqiponjës? për kontributin e tij të veçantë në fushën e sigurisë kombëtare, luftës kundër terrorizmit dhe në veçanti në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës
Leonard Demi u emërua rreth 4 vite më parë nga ish Presidenti Bujar Nishani, me propozim të kryeministrit Edi Rama. Ndërsa Visho Ajazi deri pak javë më parë ka mbajtur postin e kreut të SHISH, por dha dorëheqjen në rrethana ende të panjohura. Ndërkohë nën drejtori i SHISH është propozuar të jetë në krye të këtij institucioni por emri i Helidon Bendos ende nuk ka marrë firmën e presidentit për tu zyrtarizuar në këtë detyrë.
Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/lirohet-nga-detyra-ambasadori-shqiptar-ne-nato-leonard-demi