Report TV - Bruksel, Presidenti i PE, Tajan: Ne kemi besim tek Shqipëria

2018-05-09 0

I pranishëm në Bruksel, kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me Presidentin e Parlamentit Evropian Antonio Tajani.
Në fjalën e tij Presidenti i PE, teksa përgëzoi Kryeministrin për progresin e vendit, theksoi se ky takim është vërtetim i forcimit të marrëdhënieve me Shqipërinë dhe se përfaqëson një hap përpara në hapjen e negociatave.

?E përgëzova kryeministrin jo vetëm për rezultatin zgjedhorë por edhe sepse Shqipëria është shembull për dialogun fetarë. Shqipëria është një vend me të cilin duam të forcojmë marrëdhëniet, dhe kjo vizitë përfaqëson një hap përpara në rrugëtimin e çeljes e negociatave", tha Tajan.

Ndërsa Kryeministri Rama theksoi se ka besim tek partnerët për çeljen e negociatave.

?Është e rëndësishme që jemi këtu për të folur me fakte e të çelim negociatat me Evropën. Ne mbështetemi tek miqtë tanë. Jam i kënaqur që Shqipëria sot mund të dëshmojë se ka hedhur hapa përpara dhe do të vijojmë me të njëjtën vendosmëri për të arritur në prill e në maj gjithçka që është e nevojshme për tu ulur në tryezën e negociatave me Evropën?, u shpreh Rama.