Nga ?E Diela Shqiptare? në skenën e Pallatit të Koncerteve, ?Kënga Magjike? mbërrin në mbrëmjet gjysmë dhe finale të saj. Nga mëngjesi në mbrëmje, 50 këngëtarë, nën emocionet e konkurrimit, po bëjnë provat me zërin, lëvizjes skenike nën këshillimin e Ardit Gjebreas dhe gjithë ekipit realizues të festivalit, që tashmë e ka konfirmuar suksesin e tij në muzikën e lehtë prej 19 edicionesh.
Ky vit vë në konkurrim 50 këngëtarë, shumë prej të cilëve janë pjesë e historisë së ?Kënga Magjike?. Të rinjtë, ata që këtë skenë e kanë emocion të parë janë 17, e për të cilët Ardit Gjebrea thotë se janë zëra sfidues.
"Unë di të them vetëm një gjë, që jo vetëm juria e new artists (artistët e rinj), por dhe vetë këngëtarët do ta kenë shumë të vështirë këtë vit për votimin".
Surpriza e parë e skaletës së tre mbrëmjeve është zbuluar.
Bashkë-prezantues, të bukurat Arjola Shehu e Nevina Shtylla dhe aktorët e humorit Besart Kallaku dhe Erion Isai.
E ndërsa vajzat gjithë vëmendjen e tyre ia kanë dedikuar përcjelljes sa më mirë të skenarit, aq sa është e pamundur t?u shkëpusësh një intervistë të shkurtër, me Besin dhe Erionin është me e thjeshtë. Më së shumti atyre u duhet të improvizojnë, si në këtë intervistë.
"Ky edicion vjen ndryshe për faktin se jam unë dhe Erioni", thotë Kallaku, ndërsa Isai shton: "Shiko ne do ta qajmë punën e prezantuesve... do ta qajmë".
Të ftuarit apo elementë të tjerë special mbetet t'i zbulojmë të Mërkurën dhe të Enjten në dy netët gjysmë finale, dhe të Shtunën, në mbrëmjen finale, të shpalljes së fituesve, në një transmetim të drejtpërdrejt në ekranin e Televizionit Klan.
Nga nesër takimi me ?Kënga Magjike? nis në orën 20 e 30.