Gjermania: Asnje perfitim per azilkërkuesit qe kthehen

2018-05-09 1

Ambasada Gjermane në Tiranë i konsideron të pavërteta lajmet se azilkërkuesit shqiptarë që kthehen në Shqipëri, vullnetarisht do të përfitonin një shumë prej 3 mijë eurosh dhe pagesën e qerasë së banesës për një vit.

Ambasada gjermane thotë se azilkërkuesve shqiptarë që u është refuzuar kërkesa për azil, pas 1 dhjetorit 2017, nuk do t?u merret në konsideratë asnjë mbështetje e mëtejshme financiare.

?Asnjë asistencë e re financiare për azilkërkuesit shqiptarë të refuzuar! Gjermania e ka kategorizuar Shqipërinë si vend të sigurt të origjinës: kërkesat për azil nga shtetasit shqiptarë refuzohen në çdo rast. Azilkërkuesit e refuzuar duhet të kthehen në Shqipëri dhe mund të dënohen me ndalim hyrjeje në të gjithë hapësirën e vendeve Schengen deri në pesë vjet. Nëse ata nuk pranojnë të largohen me dëshirën e tyre por kthehen forcërisht në Shqipëri.?

Që prej fillimit të vitit 2017, kanë kërkuar azil në Gjermani 5 349 shqiptarë. Kjo shifër është tri herë më e ulët se ajo e vitit të 2016, kur kishin kur kishte 15 455 kërkesa për azil nga Shqipëria. Sipas raportimeve, gjatë këtij viti 96% e azilkërkuesve shqiptarë janë refuzuar nga autoritetet gjermane.

Free Traffic Exchange