Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Jorida tabaku njëherësh edhe deputete e PD tha se të dhënat e qeverisë për punësimin dhe ekonominë janë propagandë në kohë përmbytjesh.
Në një deklaratë për mediat, Tabaku deklaroi se "260 mijë vende pune do të hapeshin, nëse Rama dhe Ahmetaj nuk do të paguanin 350 milionë euro për 3 fabrikat e tyre të djegies së plehrave".
Deklarata e Jorida Tabakut
Të dhënat e qeverisë për punësimin dhe ekonominë janë propagandë në kohë përmbytjesh.
Nuk është e vërtetë që në mandatin e parë qeveria e Edi Ramës hapi 260 mijë vende të reja pune. Duke iu referuar të dhënave të INSTAT-it, që kontrollohet nga qeveria, numri i të punësuarve në 4 vjet, është rreth 30 mijë. Thënë ndryshe sa 1/10-ta e premtimit të tij elektoral, tregues i një ekonomie që nuk lëviz dhe që ka përqëndruar paranë në disa duar.
Gjatë qeverisjes së Edi Ramës ka vetëm dy tregues me rritje të fortë: taksat për 90 përqind të shqiptarëve dhe ekonomia informale, ku qarkullon paraja e zezë, e krimit, drogës dhe korrupsionit.
Gjatë këtyre 5 vjetëve në çdo buxhet që kjo qeveri solli, pati rritje taksash për bizneset e mëdha e të vogla, për qytetarët, për pensionistët. Sot ne paguajmë 1,5 mld euro taksa më shumë se 5 vjet më parë. Çdo ditë mbyllen 40 biznese nga pamundësia për të mbijetuar në një treg të pabarabartë.
Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/tabaku-te-dhenat-e-qeverise-punesimi-dhe-ekonomi-propagande-ne-kohe-permbytjesh