Report TV - 105 vjetori i FA, Xhaçka: Mirënjohje për të gjithë brezat, Meta: Datë historike

2018-05-09 0

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ishte e pranishme në ceremoninë e 105-vjetorit të Forcave të Armatosura. Nga sheshi ?Nënë Tereza?, ministrja Xhaçka shprehu mirënjohjen e thellë për të gjithë anëtarët e FA, të të gjitha brezave, që kanë shërbyer me përkushtim për vendin e më gjerë.
?Rrugëtimi i FA fillon me fundin e luftërave ballkanike, për të vijuar me Luftën e Dytë Botërore. Ushtria shqiptare u krijua në kohën e pavarësisë. Flamuri shqiptar nuk ka qenë asnjë herë pjesë e asnjë force destabilizuese. Fa japin kontributin sa herë ju kërkohet në tokë dhe në ajër. Ju siguroj se jemi krenarë t?iu gjendemi krah kudo ndodheni, në Afganistan, Kosovë, etj, sepse jemi pjesë e aleancës më të fortë në botë e bazuar në të drejtat dhe liritë e njeriut. Ju keni treguar kurajë, nder dhe përkushtim maksimal të detyrës. Nga lartësia e 105 viteve të ekzistencës ne shprehim mirënjohje për të gjithë brezat që kanë shërbyer me përkushtim. Jeni një ushtri e gjithanshme?, tha Xhaçka.