Opinion - Kush mban pergjegjesi per permbytjet? (04 dhjetor 2017)

2018-05-09 0

Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Emision LIVE nga Blendi Fevziu në KLANHD & TVKLAN; Të ftuar: Albana Vokshi,Olta Xhaçka,Artan Hoxha,Lorenc Vangjeli dhe Erion Skendaj

Gazetari Erion Skendaj të hënë në mbrëmje ka treguar për përmbytjen dhe situatën e rëndë që u krijua në autostradën Tiranë-Durrës. Skendaj theksoi në emisionin ?Opinion? se gjithçka çfarë u krijua atë ditë kalon edhe fuqinë e reshjeve të shiut, pavarësisht dendësisë së tyre. Ai theksoi se rruga ishte e bllokuar nga uji përreth një kilometër, ndërsa 300 makina gjendeshin të bllokuara. Sipas tij, gjithçka ishte rrëmujë dhe disa makina ishin edhe të përplasura, ku mendohet se mund të ketë pasur edhe një rrymë uji. Gazetari tha se trafiku ndarës i autostradës ka shërbyer si digë, kurse ujërat kanë ardhur nga pjesa kodrinore e City Parkut, ku gjithçka për vetëm disa minuta u shndërrua në një bazen uji. Skendaj tregoi se pikërisht ajo situatë e krijuar, terrorizoi njerëzit dhe i la ata të vetëm në mes të ujit për të zgjidhur situatën.

Skendaj deklaroi se njerëzit janë lënë në mëshirë të fatit, pa u ardhur askush në ndihmë. Ai mendon se kjo me shumë gjasa ka ardhur për shkak të ujit të derdhur nga rezervuaret që janë mbi kurorën e kodrave përreth, si dhe përroit të Gjokës që është futur në tub në parkingun e qendrës tregtare, i cili rrjedh nga një prej katër rezervuareve aty. ?Me shumë gjasë, aty është përroi i Gjokës, ai rrjedh nga rezervuari i Gjokës, është dy km larg vendit mbi kurorën e kodrave. Ai përrua shkarkohet në mes të parkingut të City Parkut. Aty është hapur se ka pasur edhe përmbytje të tjera, aty kanë futur përroin në tub. Kjo nuk është gjë e rë këtu, në Lanabregas e futën ujin në tub, edhe aty u prish?,-theksoi gazetari.
Skendaj: Janë lënë njerëzit të mbijetojnë vetë. Ndihma e parë nuk ka ardhur në kohë. Këtë informacion e kanë pohuar vetë njerëzit, ndërsa shumica e tyre kanë dalë me not. Po flasim mbi një metër ujë dhe rrymë. Makinat kur kanë ujë rrinë në vend, nuk përplasen njëra me tjetrën. Ato kanë qenë të ndaluara, atëherë t?a shpjegojë dikush se për çfarë arsye automjetet u përplasen me njëra-tjetrën. Me shumë gjasë, aty është përroi i Gjokës, ai rrjedh nga rezervuari i Gjokës, është dy km larg vendit mbi kurorën e kodrave. Ai përrua shkarkohet në mes të parkingut të City Parkut. Aty është hapur se ka pasur edhe përmbytje të tjera, aty kanë futur përroin në tub. Kjo nuk është gjë e rë këtu, në Lanabregas e futën ujin në tub, edhe aty u prish.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka treguar se Forcat e Armatosura bënë të pamundurën për të shpëtuar njerëzit që kishin mbetur të bllokuar për shkak të përmbytjes në mjediset e qendrës tregtare City Park. Xhaçka tha sonte në studion e emisionit ?Opinion?, pavarësisht vështirësisë që u krijua nga sasia e tëpërt e reshejve dhe ujit të mbledhur përgjatë autostradës Tiranë-Durrës, FA-të bënë të pamundur për t?u ardhur në ndihmë gjithë atyre njerëzve që kishin mbetur të bllokuar. Ajo tregoi se ishte një errësirë e mad...

Free Traffic Exchange