http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Fushë Kruja dhe fshatrat përreth ishin nga zonat më të prekura nga përmbytjet, që në ditën e parë të reshjeve. Dalja nga shtrati i Lumit Zezë, bëri që të përmbyten shumë shtëpi dhe të evakuohen dhjetëra njerëz nga banesat e tyre.
Ndonëse prej tre ditësh, situata është përmirësuar, në rrugët e qytet dhe në shumë shtëpi, balta nuk është larguar.
Në këto kushte banorët janë detyruar të nisin vetë pastrimin e shtëpive.
Banorët shprehen se ndjehen të braktisur dhe askush nuk u ka ardhur për ndihmë.
Zyrtare të bashkisë se Fushë Krujës pohuan se lumi Zeze është pastruar pata tre javësh, por kjo nuk mjaftoi që ujerat të dilnin e të mbulonin rrugët e qytetit.
Në jug ka nisur bilanci i dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet. Bashkia e Gjirokastrës dhe ajo e Dropullit ishin më të prekurat, ku janë evidentuar dëme të konsiderueshme në biznese, bujqësi, blegtori dhe dëmtime të 4 urave, të cilat kanë izoluar 8 fshatra.
Gjirokastra pas reshjeve intensive te shiut numëron disa fshatra, të cilat janë të bllokuara, ndërsa banoret nga ana tjetër janë në pritje të ndërhyrjeve nga shteti jo vetëm për kompensim, por edhe për rregullimin e infrastrukturës.
Në Fier familjet e evakuuara janë kthyer pranë banesave të tyre. Grupet e krijuara për verifikim të dëmeve kanë nisur punën, sipas detyrave të ngarkuara nga Shtabi i Emergjencës.