http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Te gjitha prokuroritë e rretheve kanë nisur verifikimet për dëmet e shkaktuara nga përmbytjet, ndërsa priten edhe të dhënat e prefekturave.
Fillimisht hetimet nisën nga Prokuroria e Tiranës, e Fierit, e Krujës dhe e Vlorës, pas kallëzimit të dhjetëra qytetarëve që iu dëmtuan bizneset dhe pronat për shkak të vërshimit të ujit.
Në sitë do të kalojnë firmat kontraktuale për mirëmbajtjen e akseve rrugore, si ato kombëtare edhe rurale, ndërsa vëmendje do t?i kushtohet dhe shkatërrimit i të paktën 5 urave në vend.
Ura që lidhte Qafështamën me Krujën u shkatërrua plotësisht edhe pse ishte ndërtuar në vitin 2014. E njëjta histori dhe për urën e Fshatit Vanë të Delvinës, ndërtuar pesë vjet më parë.
Një tjetër urë e cila u shemb ishte dhe ajo e Darëzezës në Qarkun e Fierit. Edhe Ura e Drojës e cila lidh Mamurrasin me Thumanën dhe Fushë Krujën e përfunduar vitet e fundit u shemb për shkak të reshjeve të dendura.
Probleme me rënien e urave kishte dhe në Shijak ku shembja e njërës prej tyre bllokoi fshatrat Gjepalaj, Çizmel dhe Shetel.
Mësohet se nisja e verifikimit për kompanitë përgjegjëse të, cilat kishin si detyre mbajtjen hapur të kanaleve kulluese e po kështu të asistonin me mjetet e tyre gjatë situatës së reshjeve të shiut, do të vazhdojë dhe më tej me verifikimin e tenderave publikë dhe stafit e mjeteve logjistike përkatëse për të përballuar situata emergjente.
Zyrtarisht, Komitetit i Koordinimeve të Emergjencave Civile njoftoi se janë 590 familje të evakuuar dhe 1552 persona të shpëtuar.
Po kështu 4715 banesa e 41 biznese u dëmtuan. Dëm të konsiderueshëm ka edhe në bujqësi, ku si rezultat u përmbytën 10 622 hektarë tokë.