Deputeti i PD, Bylykbashi ka reaguar pas deklaratës së Taulant Ballës në Report Tv duke kundërshtuar idenë e zgjedhjes së një prokurori të ri të përgjithshëm të përkohshëm me 36 vota. Bylykbashi u shpreh se shumica kërkon që të kapë drejtësinë për të mbuluar dosjet e nxehta, ndërsa opozita nuk do të lejojë një lëvizje të tillë.
?Ka kohë që PS është e vendosur për shkelur Kushtetutën. Rregullat janë të qartë, Kushtetuta përcakton që KLP si organ që deklaron fundin e mandatit të Kryeprokurorit. Fakti që ka boshllëk Kushtetues është një problem që nuk mund të zgjidhet as me deklarata, as me mero. Zgjidhja është e thjeshtë, të çojë përfaqësuesit e Shoqërisë Civile për të kompletuar KLP. Qëllimi është kapja e pozicionit të Kryeprokurorit. Asnjë nuk ka kaluar Vettingun.
Ligji përcakton qartë vendimin e merr Kuvendi me 3/5 për Kryeprokurorin e ri. Këto janë të gjithë përpjekjet e shumicës që Kryeprokurorin kërkon ta zgjedhë me 36 vota, përfshirë edhe votën e Tahirit, që të mbyllin të gjitha çështjet që u djegin? deklaroi ai.