Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Duke analizuar shkaqet e përmbytjeve të ditëve të fundit, ministri i mjedisit dhe turizmit Blendi Klosi, i ftuar në emisionin Tonight Ilva Tare, kërkoi më shumë konsensus nga qytetarët për t'u treguar më të përgjegjshëm për të mbajtur pastër mjedisin. Klosi tha se ka ardhur koha që të gjithë të pastrojmë Shqipërinë
Nga ana tjetër, Kreu i departamentit të mjedisit të Partisë Demokratike, Jamarbër Malltezi gjithashtu kërkoi më shumë përgjegjshmëri, por për të mbrojtur mjedisin theksoi ai, mjafton të zbatohen ligjet e vendit dhe nuk ka nevojë për aksione
Inxhinieri Kristo Goga dhe ambientalisti Xhemal Mato e shohin shkakun e përmbytjeve tek shkrirja e instituteve të studimit të tyre, duke theksuar se masë parandaluese është edhe studimi i shkencëtarëve mbi parametrat e përmbytjeve
Të ftuar në Tonight Ilva Tare ishin edhe kryetarët ë Bashkisë Vlorë, Dritan Leli dhe ai i Kamzës, Xhelal Mziu të cilët u shprehën se gjendja e vështirë nëpër këto qytete tashmë ka kaluar
Për më shumë lexoni në: http://145.239.2.153/article/klosi-ndihem-keq-qe-kanalet-mbushen-me-mbeturina-ndertime-ne-shtrat-te-lumit