Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministrin për Evropën dhe Punët e jashtme, Ditmir Bushati mendon se Roli i Rusisë në Ballkan nuk është rol konkurrues me Bashkimi Europian, por mund të jetë një rol pengues për integrimin e Ballkanit. Në një intervistë për EUobserver, Bushati theksoi se vendet Ballkanike preferojnë më shumë modelin Europian.
Bushati: Rusia nuk mund të konkurrojë me BE-në si një shembull tërheqës për Ballkanin Perëndimor, por mund të luajë një rol "pengues?. Nuk kam dijeni për ndonjë politikë që ndiqet nga ndonjë prej fqinjëve tanë që mund të vërë një pikëpyetje mbi procesin e tyre të anëtarësimit në BE, siç është një partneritet i veçantë me Rusinë ose një trajtim të veçantë nga Rusia.
Duke folur për integrimin, Bushati tha se politika e jashtme shqiptare ka qenë gjithmonë në një linjë me atë të bashkimit Europian, duke aluduar për Serbinë e cila ka marrëdhënie të mira me Rusinë.
Për më shumë lexoni në: http://145.239.2.153/article/bushati-rusia-mund-te-luaje-nje-rol-pengues-integrimin-e-ballkanit