Serbia në BE pasi të njohë Kosovën - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-09 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, është shprehur qartë se ?nuk ka asnjë shans që Kosova do të marrë një karrige në Kombet e Bashkuara, nëse nuk bën marrëveshje me Beogradin?. Gjatë nje interviste për mediat serbe Vuçiç theksoi se nëse çështja e Kosovës do të jetë kusht për t?u bere pjese e BE, atëherë anëtarësimi i Serbisë do te ndodhe mes vitit 2022 ose 2023.



?Çështja e Bashkimit Evropian dhe pyetja nëse çështja e Kosovës do të jetë kusht. Nuk jam optimist për çështjen e zgjidhjes së problemit të Kosovës, sepse shoh se si në Prishtinë mendojnë e veprojnë, por njëkohësisht edhe në Serbi ka njerëz që ende ëndërrojnë mite. A jam optimist i madh? Nuk jam. Por do të jap gjithçka nga vetja, edhe nëse ky do të ishte fundi i karrierës sime politike.?



Ndërkohe lidhur me çështjen e njohjes së Kosovës dhe dialogut Prishtinë-Beograd, Ministri i Jashtëm Behxhet Pacolli, gjatë një interviste për Deutsche Welle, tha se Serbia të paktën duhet të sillet e vetëdijshme për pavarësinë e Kosovës.

Free Traffic Exchange