Report TV - Mjegulla mbulon segmentin rrugor Mamurras - Fushë-Kruje - Rinas

2018-05-09 0

Një mjegull tepër e dendur ka rënë gjate natës dhe në orët e para të mëngjesit në segmentet rrugore nga Mamurrasi në Fushë-Kruje e deri në Rinas. Po ashtu nga Fushë-Kruja deri në Tapizë e gjithë zona është e mbuluar nga mjegulla.
Dendësia e mjegullës ishte e madhe aq sa rruga rruga nuk mund të shihej më shumë se 10-15 metra larg.
Një situatë e tillë ka shkaktuar mjaft vështirësi në qarkullimin e automjeteve por për fat nuk janë shënuar aksidente, pasi dhe drejtuesit e mjeteve kanë respektuar normat e qarkullimit rrugor.

Free Traffic Exchange