INSTAT: Janë rritur pagat në sektorin publik, paga mesatare në administratë 60 mijë e 500 lekë

2018-05-09 0

Sipas INSTAT pagat mesatare në shtet janë 60500 lekë, kjo është rritja më e madhe që nga 2014. Tremujori i dytë i vitit 2017, ka shënuar rritjen më të madhe të pagës, që nga viti 2014. Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave, paga mesatare në administratë shkoi në 60 mijë e 500 lekë.
Hovin më të madh kjo rritje e mori nga tremujori i parë i vitit , në tremujorin e dytë ku rritja ishte 7 për qind. Po sipas të dhënave të INSTAT, edhe paga. Rritja neto ishte 4 mijë lekë dhe erdhi si rrjedhojë e vendimit për rritjen e pagave në sektorin publik pak para zgjedhjeve të qershorit 2017.

Ndërkohë, paga minimale mësoi një rritje prej 2 mijë lekësh në krahasim me tremujorin e parë, duke u rritur në masën 24 mijë lekë. Madje të indeksuara me inflacionin ata shënuan për herë të parë rënie vitin e kaluar. Pas një periudhe të gjatë stanjacioni, qeveria vendosi vitin e kaluar të rifillojë stimulin për administratën publike, ku përfituesit më të mëdhenj ishin punonjësit e arsimit dhe te shëndetësisë.

Free Traffic Exchange