Report TV - Vendet vakante në administratë, ja shtesa e punonjësve në çdo institucion

2018-05-09 0

Institucionet e pavarura dhe disa nga degët e qeverisë kanë planifikuar rekrutimin e dhjetra punonjësve të rij, në pozicione të ndryshme, për vitin 2018. Shqiptarja.com zbardh ekskluzivisht numrin e punonjësve shtesë për secilin institucion, duke iu referuar raporteve të miratuara nga organet e Kuvendit, për buxhetin e institucioneve të pavarura dhe ministrive. Shërbimi Informativ Shtetëror, për vitin 2018, ka planifikuar zgjerimin e organikës me 33 punonjës shtesë.

Numri i ri i punonjësve është pranuar nga Komisioni i Sigurisë Kombëtare me anë të një raporti, i cili është miratuar nga Parlamenti. Për SHISH është miratuar edhe një fond prej 2 milionë euro shtesë, për blerjen e sistemit për grumbullimin dhe analizimin e informacionit. Gradës së Republikës, për vitin 2018, i janë shtuar 50 punonjës.

Free Traffic Exchange