Report TV - PS dhe PD bashkojnë votat kundër dhunës në familje

2018-05-09 0

Deputetët e PS dhe të PD-së si radhë herë kanë qenë të unifikuar jo vetëm në qëndrime por edhe në votë.
Në një seancë të posaçme, Parlamenti votoi sot me 111 vota pra projektrezolutën për reduktimin dhe parandalimin e dhunës në familje. Njëkohësisht, Parlamenti vendosi ndritjen e nënkomisionit të Përhershëm të Parandalimit dhe Mbrojtjes ndaj Dhunës në Familje.

Kjo rezolutë ka një angazhim të Parlamentit që gjatë këtij sesioni parlamentar të miratojë një ligj të ri për dhunën në familje. Rezoluta parashikon një ndikim më të madh të parlamentit ndaj fenomenit, ndërsa gjatë këtij sesioni do të miratohet një ligj i ri që do të forcojë ndëshkimin për ata që dhunojnë.