Report TV - Korçë,maskat lidhin burrë e grua dhe grabisin firmën e pijeve

2018-05-09 0

Një firmë private pijesh ka rënë pre e grabitjes ditën e sotme në fshatin Dvoran të Korçës.
Sipas policisë tre persona të maskuar me jelek policie, pasi kanë hyrë në fabrikën e lëngjeve të frutave, kanë lidhur me tel bashkëshorten e pronarit të fabrikës dhe më pas edhe vetë pronarin duke i kërkuar një sasi lekesh.

Pasi kanë arritur të marrin në kasafortë sasinë e lekëve dhe valutës së huaj janë larguar me shpejtësi në këmbë. Pas largimit të autorëve, pronari i kësaj fabrike ka lajmëruar policinë e cila ka arritur në vendin e ngjarjes. Pronari ka bërë me dije se kanë qenë tre persona.

30 minuta pas ngjarjes policia ka shoqëruar në komisariat 8 persona mes të cilëve, bëjnë me dije burime të sigurta, janë persona me rezikshmëri madje edhe të njohur si trafikues të lëndëve narkotike në shtetin Grek.