Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjatë mbledhjes së Shtabit të Emergjencave Civile, kryetari i bashkisë së Kukësit u ka kërkuar qytetarëve të prekur nga moti i keq që të kontribuojnë edhe personalisht për zgjidhjen e problemeve. Ai tha se qytetarët nuk duhet t'i kenë sytë vetëm nga shteti kur bëhet fjalë për bllokimin e rrugëve apo probleme të tjera që shkaktohen nga moti i keq.
Në Kukës është mbledhur Shtabi i Emergjencavëe Civile, për të vlerësuar situatën e krijuar si pasojë e reshjeve të dëborës dhe shiut në gjithë qarkun.
Kryetari i bashkisë së Kukësit kërkoi nga qytetarët që jo çdo gjë duhet ta presin nga strukturat shtetërore, por të kujdesen edhe vetë me zgjidhje provizore.
Bashkim Shehu apeloi edhe pronarët e bizneseve që të kontribuojnë në kalimin e situatave emergjente.
Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/moti-i-keq-ne-kukes-shehu-banoret-te-kontribuojne-ne-zgjidhjen-e-problemeve