Nga Brukseli, ku ka marrë pjesë në samitin e Partisë Popullore Europiane, kryetari i PD Lulzim Basha ka deklaruar se mes vendeve anëtare ka stepje përsa i përket hapjes së negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë.
?Vendet anëtare kanë shqetësim të madh në drejtim të sundimit të shtetit ligjor, luftës kundër krimit dhe luftës kundër korrupsionit. Mbrojtja politike e Tahirit dhe arratisja e 3 oficerëve të akuzuar për drogë ka lënë shije të hidhur?, ka deklaruar Basha.
Sipas kreut të PD, vendet anëtare po ngrenë të njëjtat probleme që opozita denoncoi në 4 vjet: kriminalizimin e politikës, mbulimin e Shqipërisë me drogë dhe përdorimin e parave të drogës në ekonomi e politikë.
?Ndërgjegjësimi i vendeve anëtare për problemet e qeverisë mund të pengojë rrugën europiane të Shqipërisë, duke ndëshkuar qytetarët shqiptarë. Kjo është një gjendje jashtëzakonisht e papëlqyeshme për opozitën. Interesi ynë është ai kombëtar?, ka vijuar Basha, sipas të cilit zgjidhja politike është ngritja e një qeverie antimafie.