Ura e Drojës në Mamurras është shembur për shkak të amortizimit nga vitet dhe jo nga cilësia e dobët e punimeve. Kështu shprehet eksperti i Drejtorisë së Emergjencave në prefekturën e Lezhës Ndrek Mhillaj. Ai tregon se kjo urë e ndërtuar në vitin 1930 i ka dhënë shenjat e para të amortizimit në vitin 2014.
Shembja e Urës së Drojes në Mamurras ka ardhur nga prurjet e shumta të lumit dhe amortizimit të saj për shkak të vjetërsisë. Në këtë konkluzion kanë dalë ekspertet e emergjencave civile, pasi verifikimit të situatës në terren.
Përgjegjësi i Emergjencave Civile në Prefekturën e Lezhës, Ndrek Mhillaj, thotë se kjo ure i ka dhënë shenjat e dëmtimit që në vitin 2014-të, por falë mirëmbajtjes ajo ka vijuar të qëndrojë në gjendje pune.