Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Përvjetori i 105 i themelimit i gjeti Forcat e Armatosura shqiptare në zbatim të misionit kushtetues për tu ardhur në ndihmë civilëve të prekur nga katastrofa. Por ky angazhim i fazës emergjente do të vijojë edhe në pastrimin e territorit. Urimet e para për trupën e FA i përcollën Presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama.
105 vjetori i themelimit e gjeti trupën e forcave të armatosura të shpërndarë në të gjithë vendin në ndihmë të banorëve të zonave të përmbytura.
Por misioni duket se do të zgjatet, pasi Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka nga Darzeza e Fierit paralajmëroi angazhimin për pastrimin e territorit dhe ndihmën e banorëve të prekur.
Mesazhin e parë në këtë 105 vjetor, Forcat e Armatosura e morën nga Presidenti i Republikës Ilir Meta, njëkohësisht Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura.
Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/ushtria-feston-ditelindjen-ne-ndihme-te-banoreve-te-permbytur