Berisha shpërthen në akuza ndaj Ahmetajt: Si vodhi miliona euro njeriu i tij me degësit e mbetjeve

2018-05-09 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ish-kryeministri Sali Berisha shpërtheu në akuza të ashpra ndaj ministrit të Financave Arben Ahmetaj në lidhje me incineratorët e mbetjeve, duke theksuar se njeriu i ?tij? ka përfituar kontrata miliona euro pa vendosur as edhe një tullë të vetme. Gjatë fjalës në seancën parlamentare kushtuar dhunës ndaj grave, Berisha foli për djegësit e mbetjeve që pritet të ngrihen në Elbasan, Fier dhe Tiranë duke shpjeguar edhe skemën e grabitjeve të parave të taksapaguesve shqiptarë sipas tij.

Berisha: Afera është më pleh se të gjitha plehrat e Shqipërisë. Në vitin 2015, një kompani ofrohet dhe kërkon të ndërtojë djegësin e Elbasanit.

Në kundërshtim me çdo ligj të vendit, kjo qeveri me Edi Ramën dhe Arben Ahmetajn, brenda një dite në kundërshtim me ligjin brenda një dite bëjnë 9 veprime dhe ia japin tenderin atij që deshën, një famozi Klodian Zoto, ish-menaxheri dhe njeriu i Arben Ahmetaj në aferën e ?Hermesit?, ku i vodhi miliona impulse qytetarëve shqiptarë.

Ky zotëri e merr me 22 mln djegësin e Elbasanit. Po ky zotëri më 16 dhjetor 2014, e shet koncesionin me 16 mln euro një italiani dhe fut në xhep me një të rënë të lapsit 7 mln euro nga taksa paguesit shqiptarë. Në botë nuk mund të ndodhë kurrë në qoftë se ministri i Financave dhe kryeministri nuk janë në tavë dhe vjedhin si ujqër të tërbuar paratë e taksapaguesve.

Çfarë bënë me djegësin e Fierit? Ia dhanë Klodian Zotot, duke ndërruar emrat e kompanive me Vilma Nushin. I dhanë 28 mln euro. Ai ia shiti italianit me 15 mln euro. Futi në xhep 13 mln euro të atyre njerëzve që nuk kanë sot nga përmbytjet.

Ku janë deputetët e Fierit? A është vendosur një tullë për këtë vepër në Fier? Asnjë tullë e vetme. Kompania ka marrë 6 mln euro pa marrë akoma lejen e ndërtimit.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/berisha-shperthen-ne-akuza-ndaj-ahmetajt-si-vodha-miliona-euro-njeriu-i-tij-me-degesit-e-mbetjeve