Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Të rinjtë kanë vendosur të hedhin një hap më konkret për sa i përket kërkimit shkencor duke zhvilluar konferencën e parë për këtë qëllim.
Në konferencën e parë shkencore të Akademisë së të rinjve, ministrja e arsimit Lindita Nikolla përshëndeti nismën duke e quajtur këtë një vlerë të shtuar në rrugëtimin e Shqipërisë drejt familjes së madhe evropiane.
Nikolla: Eventi vjen në një moment shumë të rëndësishëm për shkak të zhvillimeve dinamike në fushën e kërkimit shkencor si rrjedhojë e ambicieve për përfshirjen në familjen evropiane dhe jo vetëm. Janë sfida që na vënë përballë sfidave të njohura dhe të trashëguara, por ajo që është e rëndësishme është fakti që asnjëri prej nesh fal ambicieve që ju të rinjtë keni por jo vetëm nuk na dekurajojnë problemet.
Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni tha se kjo akademi mbështet elitën e ardhshme të kërkimit shkencor në Shqipëri.
Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/zhvillohet-konferenca-e-pare-shkencore-te-rinjte