Report TV - Kisha 1200-vjeçare në Derven të Krujës e zhytur në ujë

2018-05-09 10

Katër ditë e rrethuar nga uji, kisha 1200-vjeçare e Gjon Pagëzorit në Derven të Krujës është shkatërrua totalisht.

Pasuri e kësaj kishe ishin mozaikët dhe muret e saj. U kishin mbijetuar shekujve. Edhe pse dy vjet më parë Report TV ka raportuar lënien në harresë të këtij monumenti nga institucionet, asnjë nuk e parandaloi rrënimin total.
Ka qenë arkeologu Skënder Muçaj që në një intervistë për Report TV që i bëri apel Ministrisë së Kulturës ta mbronte dhe ta konservonin këtë vepër të trashëgimisë.

?Historia e kishës së Dervenit, Shën Gjon Pagëzorit është paksa e komplikuar më së shumti për neglizhencë të institucioneve përgjegjëse të trashëgimisë kulturore, se sa për personat që ishin jashtë këtyre institucioneve?, u shpreh Muçaj.