Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Banorë të zonave të përmbytura në Fier thonë se janë në emergjencë për bukë, ujë e veshje, ndërsa po përballen me pasojat e vërshimit të ujërave të Vjosës. Një grup i Ora News qëndroi sot pranë banorëve që thonë se janë të harruar në mes të baltës nga institucionet e shtetit.
Fier, 4 dhjetor 2017- ?Ju lumshin këmbët se asnjë parti, asnjë qeveri, asnjë shtet nuk u kujtua për katër jetimë që kam unë në shtëpi?.
Ky banor i Ferrasit e priti grupin e xhirimit të Ora News siç e do tradita, për të treguar se ne ishim të vetmit që gjetëm banesën e tij në këto kohë të vështira.
?Sa çova kalamajtë nga plaka, këtej u mbytën të gjitha. Kisha 50 kokë shpezë deti, kanë ngelur 10 kokë. 50 shqerrake, kanë mbetur 5 kokë. Ky ishte fati im?.
Më e keqja kaloi, por banorët e përmbytur mbeten në emergjencë për ujë, bukë e veshje, pasi energjia tashmë është rikthyer.
?Këtu kemi qëndruar, me gruan mbi divan. Nuk ka ardhur fare asnjë, vetëm zoti Basha erdhi dje?.
Uji dhe balta është prezentë në gati 80 % të shtëpive të fshtatit.
Prurjet e ujit ishin më të mëdha se viti 2015, vit që u ka kujtuar banorëve të zonave të prekura, dëmshpërblimin e munguar për atë përmbytje.
Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/mes-baltes-e-harreses-ora-news-ne-ferrasin-e-permbytur