Rudina/ Shenjat me me fat per muajin Dhjetor sipas Merit (04.12.17)

2018-05-09 1

Këtë të hënë, në emisionin ?Rudina? në Televizionin Klan ishte e ftuar astrologia Meri, e cila foli për parashikimin e yjeve për muajin Dhjetor. Meri foli për shenjat më të favorizuara në dashuri, ekonomi, karrierë etj, po ashtu edhe për shenjat më pak të favorizuara. Që në datë 18 fillon hëna në shigjetar dhe do të fillojë një periudhë e bukur. Do të jetë një fundvit shumë i këndshëm.
Renditja duke filluar nga me pak të favorizuarat:
12 ? Gaforrja saturni do të dalë përpara shenjës së tyre. Do vihen përpara përgjegjësive nga partneritete. Këtë kërkesë llogaria ata do ta kenë problem dhe kushtet do ti kenë shumë të forta. Dhjetori do të sjellë probleme me punën dhe pak me shëndetin. Ekzaminimet të mos i marin shumë seriozisht.
11 ? Binjakët. Hëna e plotë për ta do ta bëjnë të vështirë. Ata mund të bien pre e pengesave, mund të kenë ndarje keqkuptime. Fundi i vitit do të jetë më i mirë.
10 ? Peshorja. Do të ketë një 2 vjeçar të vështirë. Ata duhet të marin vendime, nëse domartohen apo jo dhe për çështjet e pronësive. Problematikat familjare do ti shoqërojnë.
9 ? Dashi. Presupozohet që të kenë në 2 vjeçar ngritës, por në fakt do të jetë 2-vjeçar i lodhshëm. Ata do të kenë probleme me ligjin, probleme me çështjet fetare. Do të kenë udhëtimë. Dashët duhet të eleminojnë kontratat.
8 ? Luani. Shkëlqimi i tyre është zbehur, do të jetë vit i vështirë, jupiteri në akrep i sundon. Ata do të kenë probleme me punën e përditshme. Luanët do të kenë influenca për shëndetin. Duhet të kenë kujdes me jetën erotike. Nuk duhet të marrin vendime për jetën personale.
7 ? Virgjëresha do të stabilizohet në një marrëdhënie ku do të ndihen të sigurt. Virgjëresha është shenja e bardhë dhe nuk kërkon hapje në një marrëdhënie. Duhet të kenë kujdes me çështjet e shtëpisë dhe nuk duhet të shesin pasuri të patundshme.
6 ? Peshqit hëna e plotë do ndikojë tek peshqit dhe premtimet e mëdha nuk janë ashtu siç i kanë menduar, kështuqë të mos besojnë shumë. Pas datës 23 mund të marrin vendime, ata m und të kenë probleme me punën, ndoshta edhe shkarkime.
5 ? Shigjetari mund të ketë bashkëpunimi që mund të dalë flluskë. Do të ketë edhe lajme të mira për gjitarët, për 2 vite e gjysmë do stabilizojnë buxhetin e tyre.
4 ? Demi. Saturni do ti ndihmojë shumë. Nëse duan të kualifikohen apo të zhvillojnë një projekt për herë të dytë. Do të ketë edhe rregullime ligjore për ata që kanë patur probleme. Ata do të çlirohen nga problematika pas datës 20 dhjetor.
3 ? Ujorët do të argëtohen dhe do kenë një muaj erotik. Ujorët do kompesojnë shkarjen psikologjike dhe do bëhen më strategjikë. Ata do dalin dhe do argëtohen, por nuk duhet të marin asgjë seriozisht pavarësisht shkëlqimit.
2 ? Akrepi do të shijojë këtë muaj. Ky muaj do jetë fantastik, do kenë favorizime për planet e tyre. Fjala e tyre do të dëgjohet më shumë, do kenë ecuri të stabilizuar. Pas datës 18 do ecin dhe do përparojnë
1 ? Bricjapi do të clirohet nga saturni në shigjetar. Do fillojë një epokë e vogël, do kenë jetë psikologjike...