Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Reshjet e shiut kanë përmirësuar rezervën hidroenergjetike në vend.
Drejtori i Divizionit të Gjenerimit në KESH Ilir Belba deklaron se pasi janë plotësuar nevojat e vendit me energji është eksportuar 2.9 milion euro vetëm në 5 ditë si dhe është depozituar energji në Kosovë.
Belba: Ka bërë të mundur depozitimin e një sasie energjie sipas marrëveshjes që kemi me KEK ku kemi depozituar një sasi energjie e cila ka qenë e mundur për t?u transmetuar sipas kapaciteteve të lira ka pasur OST. Pjesën tjetër të prurjeve ka rritur prodhimin e hidrocentralit të Komanit dhe Vaut të Dejës për të bërë të mundur përpunimin e gjithë sasisë së ujit për ta rikthyer në energji. Kështu kemi kryer një procedurë eksporti, që ka rritur ndjeshëm të ardhurat e KESH.
Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/reshjet-intensive-sjellin-29-milione-euro-nga-eksporti-i-energjise