Zbulimet më të reja për Kodikun 10-shekullor të Korçës 93, janë prezantuar në konferencën e parë ndërkombëtare të kërkuesve të rinj të mbajtur në Akademinë e Shkencave në Tiranë.
Studimi i Kodikut ishte lënë në hije nga historianët e Mesjetës, edhe pse ishte pjesë e një koleksioni prej 100 dorëshkrimesh bizantine dhe pasbizantine që ruheshin në Arkivin Qendror të Shtetit.
Studiuesit e rinj Andi Rrëmbeci dhe Sokol Çunga kanë prezantuar kërkimet shkencore rreth këtij kodiku.
?Në tjetër kohë nga Popa dhe Sinani propozimi ynë është që ky dorëshkrim të datohet në shekullin 10-të. Kemi edhe argumente shkencore. E para është forma e shkrimit, tipi i shkrimit dhe e dyta dekoret që mbanë.
Sigurisht për të arritur në këtë përfundim, duke qenë se vetë dorëshkrimi nuk na ofron një datë, marrim dhe shohim shembujt paraprak që ekzistojnë, dorëshkrimet e tjera të së njëjtës periudhë të datuara dhe ilustrime të tjera të së njëjtës periudhë.