Ora News – Drogë për VIP-at, shkatërrohet banda italo-shqiptare e kokainës dhe marijuanës

2018-05-09 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shkatërrohet banda e drogës në Itali që furnizonte me doza kokaine e marijuane përsonalitete të rëndësishme VIP, biznesmenë e profesionistë të sektorëve të ndryshëm.

Policia italiane e qytetit të Arezzos ka ekzekutuar gjatë ditës së sotme një mega operacion i cili ka çuar në shkatërrimin e një bande shqiptaro-italiane trafikantësh droge.

Trafiku i drogës kryhej me anë të porosive telefonike e më pas bëhej dorëzimi në banesat e klientëve.

Operacioni i ekzekutuar në komunat e Arezzo, Talla e Montevarchi në provincën e rajonit të Toskanës, çoi arrestimin e 11 personave, 5 prej të cilëve u arrestuan në flagrancë.

Ky operacion i Policisë së Arezzos ka nisur hetimet në shkurt të 2017 duke zbardhur një rrjet të sofistikuar trafikantësh droge i përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë, të cilët kishin një klientelë të zgjedhur që e furnizonin me kokainë mjaft të pastër si dhe me marijuanë të cilësisë mjaft të mirë.

Çdo dozë kokainë shitej 60 euro. Porositë e drogës merreshin me anë të thirrjeve telefonike, përdoruesit e të cilëve mbanin emra falso.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/droge-vip-shkaterrohet-banda-italo-shqiptare-e-kokaines-dhe-marijuanes