Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjykata e Apelit Durrës ka konfirmuar masën e 'Arrestit në burg' për 10 të arrestuarit të Spillesë në Kavajë.
Të arrestuarit akuzohen se kanë tjetërsuar 36 hektarë tokë në Spille, duke falsifikuar firmat e disa banorëve të Spillesë dhe më pas përpilonin certifikatat e pronësisë
Prokuroria ka zbuluar se përfitues të pronave në Spille janë të afërm dhe familjarë të te drejtuesve dhe ish drejtuesve te pushtetit lokal ish kryetarit të Bashkisë së Kavajës Elvis Rroshi dhe ish kryetarit të PS Gentiajn Daja.
Sipas Prokurorisë së Kavajës ka rezultuar se të gjitha këto pasuri të kthyera dhe regjistruara në emër të personave të ndryshëm me ndërrim të zërit kadastral nga ?tokë pa frut? ose ?pyll? në ?tokë bujqësore? dhe në vijim të ndara me Akte të Marrjes së Tokës në Pronësi (AMTP), në fakt janë ende ranishte në breg të detit ose pyll.
Për më shumë lexoni në: http://145.239.2.153/article/tjetersuan-36-ha-toke-ne-spille-arrest-me-burg-10-te-arrestuarit