Gjirokastër, në banesën e prekur nga përmbytjet, gruaja: Çfarë binte jashtë futej dhe brenda

2018-05-09 0

Edhe pse situata ka filluar të përmirësohet në jug të vendit, i cili qëndroi prej tri ditësh nën ujë, për shkak të përmbytjeve masive, pasojat vijojnë të jenë dramatike. Report Tv vizitoi sot një shtëpi të rrënuar nga përmbytjet në Gjirokastër, ku e zonja e shtëpisë tregoi mes lotësh tmerrin e përjetuar këto ditë.

Ai tregoi që ditën e parë të shiut gjithçka binte jashtë binte dhe brenda, duke përmbytur çdo gjë. Gruaja tha se askush nuk është interesuar deri tani për të dhënë ndihmë, ndërsa bëri apel se nëse shteti ka mëshirë t?i sigurojë vetëm çatinë e shtëpisë.
"Filloi që ditën e parë, çfarë binte jashtë binte dhe brenda. Në darkë uji kishte përmbytur shtëpinë. Vajza filloi të qante. Pse qan të keqen mami? Pse kështu do jetojmë ne? Po çfarë të bëjmë, babin e keni të sëmurë, me 170 mijë lekë nuk kemi çfarë bëjmë", rrëfeu gruaja për mikrofonin e Report Tv.

Është interesuar ndonjë?
Asnjë, asnjë, dhe e morën vesh. Ishim në gjendje të vështirë dhe askush nuk erdhi të na pyes. Vetëm erdhën këta të lagjes të na pyesnin: Si rrini të përmbytur? Vetëm bëmë ca video, unë vajzën e vogël e kam të sëmurë me veshka. Unë kërkoj vetëm një ndihmë për çatinë e fëmijëve, po kanë mëshirë të më ndihmojnë për ata dy foshnjë. Nuk di nga t?ia mbaj.