Ndërkohë që ka kaluar emergjenca e motit dhe ka nisur faza e përllogaritjeve të dëmeve, Kryeministri Edi Rama tërhoqi vëmendjen tek rëndësia e sigurimit të banesave dhe bizneseve nga katastrofat natyrore.
?Është përparësi marrja e nismës ligjore për sigurimin e banesave nga përmbytjet, për sigurimin e bizneseve nga përmbytjet. Jemi ende i vetmi vend që nuk ka një masë të tillë në ligj dhe ku pastaj njerëzit e prekur mbeten në mëshirën e fatit dhe në pritje vetëm nga buxheti i shtetit", tha Rama të hënën në mbledhjen e Komitetit të Koordinimit të Emergjencave Civile dhe Krizave pranë Kryeministrit.
Kryeministri siguroi se edhe këtë herë të dëmtuarit do të kompensohen nga buxheti i shtetit, por gjërat duhet të ndryshojnë.
?Buxheti i shtetit nuk mund të përballojë gjithçka dhe gjithmonë dhe pse këtë herë sigurisht që ne do t?i përballojmë, si edhe herën e kaluar, të gjitha detyrimet që burojnë nga kjo krizë e rëndë. Por është shumë e rëndësishme që të gjithë qytetarët dhe të gjithë sipërmarrësit, të kuptojnë se duhet si në çdo vend normal, të marrin masa, të sigurohen nga fatkeqësitë natyrore dhe dëmet të kompensohen plotësisht dhe në kohë reale në bazë të këtij mekanizmi.?
Rama tha se askush nga të prekurit nga përmbytjet nuk do të mbetet pa u kompensuar.
?Natyrisht për sa na takon, ne do të bëjmë maksimumin dhe nuk do të lëmë askënd pa u kompensuar për dëmet që ka pasur.?/tvklan.al