Përmbytjet,Prefekti i Elbasanit: Do verifikohen dëmet, mbështetje për njerëzit në nevojë

2018-05-09 0

Prefekti i Qarkut të Elbasanit, Maksim Malaj, deklaroi për Report Tv se ka nisur verifikimi i dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet. Malaj tha në një lidhje për Report Tv se po punohet për verifikimin e të gjithë dëmeve dhe brenda ditës së sotme ata do të grumbullohen në Prefekturë.

Më tej, ai theksoi se do të mbështeten njerëzit në nevojë, ku bashkia dhe qeveria do të japë ndihmat përkatëse për ta.
?Situata është stabilizuar dhe jemi në procesin e verifikimit të dëmeve të shkaktuara nga përmbytjeve. Kemi disa fshatra pa ujë për shkak të dëmtimit të pompës, kemi pasur rrëshqitje dhe gërryerje të tokës nga lumi Shkumbin. Po punohet për verifikimin e të gjitha dëmeve dhe të gjitha të dhënat do grumbullohen brenda ditës së sotme në Prefekturë, dhe më pas nis verifikimi i tyre. Do mbështeten njerëzit që janë në nevojë, bashkia dhe qeveria do japë ndihmat përkatëse për ta?, deklaroi prefekti Malaj.

Free Traffic Exchange