Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një muaj pas miratatimit të planit të veprimit, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, deklaron se operacioni ?Forca e Ligjit? tashmë ka hyrë në fazën e veprimit konkret. Nga konferenca rajonale me tëmë ?Lufta ndaj krimit të organizuar?, Xhafaj theksoi se ky fenomen nuk ka më karakter lokal apo thjesht ndërkufitar, por është shndërruar në një fenomen global.
Xhafaj: Ka përfunduar faza paraprake, ajo e katalogimit të grupeve kriminale me të dhëna për persona, lidhjet e tyre kriminale, aktivitetet e rënda kriminale të dyshuara se kryhen prej tyre, pasuritë që zotërojnë, investimet ekonomike të bëra me të ardhura nga aktiviteti kriminal, zonat e ndikimit, lidhjet me grupe të tjera jashtë vendit apo mbështetjet e siguruara në vite për të lehtësuar veprimtarinë e tyre. Tashmë ka filluar edhe veprimi konkret dhe rezultatet e para jane pozitive.
Xhafaj foli edhe për rezultatat e aksionit kundër kanabisit si edhe për vettingun në polici.
Xhafaj: Operacioni Anti-kanabis gjatë 2017 me rezultatet tejet pozitive të arritura na ndihmoi të hedhim hapa konkretë në kufizimin e të ardhurave të këtyre grupeve nga kultivimi apo trafikimi i kanabisit. Vetingu ne Policinë e Shtetit do na ndihmojë të pastrojmë Policinë e Shtetit nga individë të inkriminuar apo të paaftë.
Goditjen e parë operacioni Forca e ligjit e dha në Fier, ku u arrestuan tre shtetas, anëtarë të një grupi kriminal që merrej me trafikimin e narkotikëvë, vrasjeve dhe rrëmbimeve. Policia sekekuestri edhe armë e lëndë narkotike.
Për më shumë lexoni në: http://145.239.2.153/article/nis-faza-2-e-operacionit-forca-e-ligjit