Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një muaj pas miratatimit të planit të veprimit, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, deklaron se operacioni ?Forca e Ligjit? tashmë ka hyrë në fazën e veprimit konkret. Nga konferenca rajonale me tëmë ?Lufta ndaj krimit të organizuar?, Xhafaj theksoi se ky fenomen nuk ka më karakter lokal apo thjesht ndërkufitar, por është shndërruar në një fenomen global.
Xhafaj: Ka përfunduar faza paraprake, ajo e katalogimit të grupeve kriminale me të dhëna për persona, lidhjet e tyre kriminale, aktivitetet e rënda kriminale të dyshuara se kryhen prej tyre, pasuritë që zotërojnë, investimet ekonomike të bëra me të ardhura nga aktiviteti kriminal, zonat e ndikimit, lidhjet me grupe të tjera jashtë vendit apo mbështetjet e siguruara në vite për të lehtësuar veprimtarinë e tyre. Tashmë ka filluar edhe veprimi konkret dhe rezultatet e para jane pozitive.
Për më shumë lexoni në: http://145.239.2.153/article/nis-faza-2-e-operacionit-forca-e-ligjit