Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në aksin rrugor Elbasan-Librazhd. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Labinot Fushë, ku shtetasi D.S 26 vjeç banues në Maqedoni duke drejtuar mjetin tip Kamion me targa BT 631 DM ka aksidentuar këmbësorin me iniciale A.M 37 vjeç banues në fshatin Griqan Elbasan.
Përplasja ka rezultuar fatale për këtë të fundit, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e policisë Elbasan për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, po kryen veprimet proçeduriale dhe punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/i-riu-nga-maqedonia-perplas-me-kamion-37-vjecarin-ne-elbasan