Presidenti Ilir Meta, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar, ka zhvilluar një takim me përfaqësues të Shoqatës së Invalidëve Para-Tetraplegjikë dhe të Shoqatës së të Verbërve të Shqipërisë.
Presidenti Meta ka bërë një premtim të thjeshtë dhe tepër të veçantë për personat me aftësi ndryshe, se në të gjitha hyrjet në presidencë do të ketë rampë. Gjithashtu në cilësinë e Presidentit ai do ti kërkojë institucioneve shtetërore që të ndërtojnë rampë në mënyrë që kjo kategori ta ketë sa më të lehtë hyrjen në këto institucione.