Krimi i organizuar ka sofistikuar mënyrën e organizmit në Shqipëri gjatë viteve të fundit dhe veçanërisht bashkëpunimin me politikën.
Një studim i fundit i ekspertëve të çështjeve të sigurisë, Fabian Zhilla dhe Besfort Lamallari, ka nxjerrë në pah format dhe mënyrën e veprimit të organizatave kriminale në vendin tonë nga fillimi i tranzicionit deri në vitin 2015.
?Para vitit 2005 krimi i organizuar ka patur një ndarje të spektrit politik të theksuar. Pra një bandë që bashkëpunonte me një parti politike nuk bashkëpunonte me një tjetër parti politike. Pas vitit 2005, krimi i organizuar kthehet në një ofrues shërbimesh. Kush forcë politike ofronte akses në të mirat publike krimi i organizuar të nesërmen i bashkëngjitej kësaj force politike?, tha Fabian Zhilla.
Sipas ekspertëve kodi penal megjithë ndryshimet, ka ende mangësi në qasjen parandaluese ndaj krimit të organizuar në politikë.
?Nuk kemi një nen specifik i cili të dënoj ndërhyrjen e krimit të prganizuar në fushatën zgjedhore.?
Krimi i organizuar sipas tyre është përfshirë në nivel lokal në investime që kryesisht janë në funksion të pastrimit të parave.
?Grupe kriminale nga Tiran dhe qytete te tjera që po investojnë në Vlorë dhe Durrës, pra janë qytete tipike ku po bëhet pastrimi i parave.?
Studiuesit kanë bërë dhe një hartë me shtrirjen gjeografike të grupeve kriminale, ku sipas tyre Shkodra dhe Fieri janë më problematike për shkak se grupet në këto qytete shfaqen më të sofistikuara dhe më të qëndrueshme.
Klan Plus