Report TV - Elbasan, kamioni me drejtuesin nga Maqedonia përplas për vdekje 37-vjeçarin

2018-05-09 0

ELBASAN - Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbremjën e sotme në aksin Elbasan-Librazhd, në vendin e quajtur Labinot Fushë.

Viktima është një kalimtar, Agron Murati, 37-vjeç, banues në Griqan, i cili ka tentuar të kapërcejë rrugë kur është përplasur për vdekje nga kamion me targa maqedonase BT 631 DM, me drejtues 26-vjeçarin D.S. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e policisë Elbasan për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po kryen veprimet proçeduriale dhe punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Free Traffic Exchange