Çfare thone jashte skenes se "C'est La Vie" per Orin dhe Anxhelan?

2018-05-09 3

Ori Kuçi & Anxhela Peristeri dinë gjithnjë si të surprizojnë publikun, duke kuruar gjithçka deri në detaj. Por çfarë thonë për dy konkurrentet jashtë skenës së madhe të "C'est La Vie"?

Prezantuesja Marina Vjollca zbulon se për të dyja vajzat komentet janë tepër pozitive, duke i konsideruar ato si "tepër potente, të cilat zotërojnë skenën, janë imponuese".

Por çfarë kanë dëgjuar vajzat për veten?

"Që jemi shumë të dashura, na pëlqen shumë jeta", tha Kuçi, duke shtuar: Na pëlqen shumë kur vijmë këtu dhe jemi të gjithë bashkë, sepse besoj që gjëja më e bukur që ju si produksion dhe ne të gjithë bashkë kemi bërë, është që kemi një harmoni mes nesh dhe këtu bëjmë qejf".

Edhe këtë mbrëmje performanca e dy vajzave u prit me brohorima nga publiku./tvklan.al