Kryeministri Rama ka qenë për inspektimin e situatës në zonën e Kutallisë në Berat.
Rama ka thënë se puna që ka bërë qeveria me pastrimin e kanaleve kulluese është faktori kryesor që këtë vit nuk pati përmbytje si më parë.
Gjithashtu nuk kanë munguar as batutat që Rama ka bërë me të rinjtë e zonës të cilët e kanë pritur kryeministrin me duar në xhepa dhe duke i thënë se njëri prej tyre është me Interin.
Si ?juventin? që është Rama i tha që ti që je me interin duhet të presësh fundin e kampionatit që të shkoni atje ku keni qenë.
Ndërsa një djali të veshur me atlete adidas i ka thënë që janë markë e mirë dhe pse janë bërë me baltë.
Rama nuk ka harruar as të thombojë qytetarin dixhital kur takoi një person pranë një kanali.
Kryeministri i ka thënë banorit që të largohet që aty se do të bjerë dhe më pas qytetari digjital do të thotë që e mbyti Rama.