Ora News - Bilanci paraprak: Në Fier e Vlorë u përmbytën 10.217 ha tokë

2018-05-09 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Uji i Lumit Vjosa po tërhiqet nga zonat e përmbytura në Fier e Vlorë, ndërkohë që në zonat e prekura krahas menaxhimit të emergjencës ka nisur inventarizimi i dëmeve. në të gjithë vendin janë 596 familje dhe janë shpëtuar 1,552 qytetarë. 10,217 ha tokë janë nën ujë kryesisht në Fier dhe Vlorë, si dhe 5,781 ha me prani uji.

Niveli i ujit që solli Vjosa ka rënë, ndërsa në Vlorë e Fier vijojnë operacionet për tu përballur me situatën e përmbytjeve.

Darzeza dhe Povelça janë fshatrat nën ujë në Fier krahas Novoselës dhe fshatrave Fitore, Bishan, Akërni,Cerkovinë, Poro , Delisuf, Dëllënj në Vlorë. Darzeza është zona me e nxehtë në Fier, ku prurjet e Vjosës shembën urën dhe izoluan rreth 200 familje. Ndërkohë ka nisur puna përndërtimin e një ure provizore nga batalioni i Xhenios i Forcave të Armatosura.

Baki Bala: Dhe ne jemi mendoj në një situatë të përmirësuar. Situata e prishjes së kësaj ure është rrjedhojë e prurjeve të shumta të ujit ku krahasuar me 2015 është hera e parë që ne kemi një vërshim kaq të vrullshëm.

Komiteti i Emergjencave në një informacion të fundit në lidhje me situatën e krijuar nga moti njofton se në të gjithë vendin janë evakuuar 596 familje dhe janë shpëtuar 1,552 qytetarë. 10,217 ha tokë janë nën ujë kryesisht në Fier dhe Vlorë, si dhe 5,781 ha me prani uji.

Banesa të përshkuara nga uji dhe të përmbytura janë 3,337 në mbarë vendin.

Në operacione të evakuimit dhe shpëtimit janë të anagazhuara Forcat e Armatosura, Delta Forcë, Policia e vlores, FNSH Shkodër dhe Fier dhe njësia operacionale e kosovës

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ndërsa viztoi uniformat blu të përfshira në operacione tha se prioritet janë jetët njerëzore.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/vjosa-qetesohet-ne-shtrat-terheqja-e-ujit-zbulon-demet-nga-permbytjet