Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në përgjigje të kryeopozitarit, Lulzim Basha, deputeti socialist, Taulant Balla shkoi në Fushë Krujë dhe u premtoi banorëve shpërblim të plotë për të gjitha dëmet e shkaktuara nga përmbytjet. Balla u kërkoi banorëve të bëjnë një inventar të plotë me të gjitha dëmet. Një ditë më parë, Luzim Basha i bëri thirrje qeverisë nga Fushë Kruja të ndihmonte banorët me ushqime, veshje dhe strehim.
Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, vizitoi Fushë Krujën ku u njoh nga afër me situatën e përmbytjeve.
Fushë Kruja është një nga 3 zonat së bashku me Vlorën dhe Fierin me përmbytjet më të mëdha.
Balla u siguroi banorëve për shpërblim të plotë të dëmeve të shkaktuara dhe u kërkoi atyre që të bënin një inventar.
?Çdo familje do të duhet të plotësojë 3 formularë: një për dëmet e orendive shtëpiake, një për dëmet në ekonominë familjare bujqësore e blektorale dhe një për dëmet në strukturën e banesës, u kërkuam 12 grupeve të punës që filluan punën për evidentimin e dëmeve?.
Një ditë më parë, kreu i opozitës ishte në Fushë Krujë ku i bëri thirrje qeverisë të vijë dhe të ndihmojë banorët me ushqime me veshje dhe me strehim.
Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/permbytjet-balla-shperndan-ndihma-ne-fushe-kruje