Një banesë e vjetër në Gjirokastër është shembur pjesërisht orët e para të mëngjesit të kësaj të diele, në zonën historike të qytetit.
Moti i keq me stuhi të forta shiu dhe përmbytjet që kanë përfshirë qytetin e Gjirokastrës, kanë shkaktuar dëmtime të rënda në banesat e vjetra çka ka bërë që ato të jenë në rrezik shembje. Ndërkohë, familjarët që banojnë aty janë ekavuuar dhe për momentin ndodhen në konviktin e qytetit ku janë sistemuar nga autoritetet vendore dhe Emergjencat Civile.