Nis verifikimi i dëmeve nga përmbytjet

2018-05-09 0

Banorët e Valiasit, vazhdojnë të pastrojnë shtëpitë e tyre.

Po përpiqen të shpëtojnë çfarë të mundin.

Autoritetet kanë nisur ndërkohë verifikimin e dëmeve në këtë zonë, më e dëmtuara nga përmbytjet në Tiranë.

Grupet e verifikimit kanë shkuar thuajse në çdo shtëpi që prej ditës së parë, duke shënuar gjithçka gjendej ende nën ujë.

Niveli i ujit në brendësi të banesave duket ende, e po ashtu edhe orenditë e shkatërrua.

Historitë janë të ndryshme. Disa përmbyten për herë të parë dhe shpresojnë të ndihmohen nga shteti

Por ka nga ato familje që janë përmbytur thuasje çdo vit dhe janë dëmshperblyer fare pak ose asnjeherë.

Të prekurit nga përmbytjet tregojnë se këtë herë dëmi ka qenë më i madh. Gjenden në mes të katër rrugëve ndaj i drejtohen qeverisë me një apel.

Tv Klan